Komuna e Tetovës, problem për transportin e nxënësve paraqet oferta e lartë
Problemi i transportit të nxënësve në komunën e Tetovës vjen si pasojë e ofertës që kanë dhënë kompanitë transportuese , e cila ofertë ka qenë më e lartë se sa ajo që kanë planifikuar në buxhet.
Përgjegjësi për arsim në Komunën e Tetovës thekson se sipas ligjit nuk mund të lidhet kontrata deri sa të përfundojnë me ankimimet që kanë bërë kompanitë transportuese.
“Kompanitë që kanë konurar në këtë furnizim publik janë ankuar , në komisionin e shkallës së dytë për ankimimet për furnizimi publike . Në bazë të ligjit me furnizime publike nuk është e mundur që të lidhet kontrata përderisa nuk përfundon komplet procedura e animimit. Oferta e cila është bërë nga kompanitë transportuese ka qenë mbi këtë vlerë që nënkupton shkollat nuk kanë mundësi t’i nënshkruajnë kontratat në qoftë se vlera e ofertës e cila ka qenë në procedurë elektronike e furnizimit publikë është mbi atë të cilën e kanë paraparë në buxhetin për vitin shkollorë 2016-2017” – tha Ahmed Qazimi, përgjegjës për arsim në Komunën e Tetovës.
Që nga fillimi i vitit shkollorë ata që pësojnë më së shumti janë nxënësit të cilët për trnsport paguajnë çdo ditë nga xhepat e tyre për të ardhur në shkollë.
“Nuk ka nisur të vi ende transporti , po thanë se do të vij , e paguajmë , me kombi vijmë e paguajmë”.
“Jam viti i dytë, vjet nuk kamë paguar tani vijmë me kombi paguajmë”.
“Sivjet nuk ka transport”.
“Po sepse çdo ditë duhet të paguajmë” – thanë disa nga nxënësit e intervistuar nga TVM2.
Nëse ky problem nuk zgjidhet javën e ardhshme , atëherë prindërit janë shprehur se nuk do të lejojnë fëmijët e tyre të ndjekin shkollimin.