Komuna e Tetovës sot filloi asfaltimin e rrugës te stacioni policor (Foto/Video)
Maqineri e tërë sot ndodhet në rrugën afër stacionit policorë në Tetovë ku bëhet rregullimi i fazës përfundimtare të kësaj rruge, gjegjësishtë asfaltimi i rrugës dhe bekatonizimi i trotuareve përreth.
Rruga ka një rëndësi të vecantë për tetovarët pasi ndodhet në pjesën ku qytetarë të shumtë duhet të lëvizin për dokumenta të ndryshme, poashtu pjesa e Çarshisë të epërme në Tetovë do ta ketë më të lehtë lëvizjen për në qendër të qytetit.
Për vite të tëra në këtë rrugë ka mbizotëruar kaosi, dhe rregullimi i të njëjtës ishte një nga premtimet parazgjedhore të Teuta Arifit. Rruga sot po rregullohet në të mirë të mijëra qytetarëve.