KOMUNIKACIONI PO ZHVILLOHET PA NDALESA NËPËR RRUGË TË LAGËSHTA

236

Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndalesa, nëpër rrugë kryesisht të lagështa. Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar, ndërsa në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, informojnë nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë.

Rekomandohet kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Veçanërisht të kihet kujdes nëpër grykat ku ekziston mundësi për paraqitjen e rrëshqitjeve të dheut të cilat në disa vende mund ta pengojnë lëvizjen e shoferëve.

“I paralajmërojmë shoferët të veprojnë me kujdes dhe me shpejtësi të zvogëluar në vendet në të cilat kryhen punë në rrugë dhe të përmbahen ndaj udhëzimeve nga sinjalizimi i ri i vendosur rrugor”, theksohet në kumtesën e LAMM-së.

Comments