Pa pengesa dhe pa asnjë problem ose vërejtje nga asnjë komision komunal zgjedhor, qytetarët e kanë ushtrojnë të drejtën e tyre të votës, thotë kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Boris Kondarko.
Ai shton se të gjitha komunat, komisionet zgjedhore dhe komisionet e vendvotimeve që kishin njoftuar votim për personat e sëmurë dhe të moshuar, po zhvillojnë votimin pa asnjë vështirësi.
“Në këtë rast dua t’i sqaroj publikut dhe mediave se sot nuk publikohen rezultatet e votimit të këtyre kategorive të personave, sepse kështu parashikon ligji zgjedhor dhe kjo është praktikë në të gjitha zgjedhjet. Votimi i sotëm i këtyre kategorive të votuesve, fletët e votimit vendosen secila në një zarf të veçantë dhe më pas në kutinë e votimit”.
“Sot, kutitë e votimit dhe zarfet e këtyre votuesve nuk hapen dhe rezultatet nuk publikohen, ato do të numërohen nesër pas përfundimit të votimit së bashku me të gjitha fletëvotimet e tjera”, tha Boris Kondarko, kryetar i KSHZ-së.