Konevski i VMRO-së: Me 63 deputetë, Maqedonia nuk do ridefinohet

104
Konevski i VMRO-së: Me 63 deputetë, Maqedonia nuk do ridefinohet

Moebel THEMA

VMRO-DPMNE kërkon mbështetje masovike nga qytetarët më 11 dhjetor. Me fitimin e 63 deputetëve, paralajmërimet e të abolicuarit Zoran Zaev për ndryshim të Kushtetutës dhe vendosje të dygjuhësisë në tërë territorin do të mbeten edhe një faqe e turpshme në historinë e LSDM-së. Me fitimin e 63 deputetëve për VMRO-DPMNE-në, Republika e Maqedonisë nuk do të ridefinohet. Këtë në konferencë për shtyp e kumti Ivica Konevski nga VMRO-DPMNE.

Sipas tij, nëse maqedonasit të cilët nuk dakordohen që të shpërngulen dhe të punësohen shqiptarë në administratën në Strumicë, Shtip, Radovish, Aerodrom, Karposh, Qendër dhe komunat dhe qytetet e tjera vetëm për shkak të tentimit të të abolicuarit Zaev që të fitojë ndonjë votë më shumë, nuk janë fytyra e shëmtuar e Maqedonisë.

Ai theksoi se Zaev i ofendon qytetarët e vet vetëp që t’u vardiset votuesve shqiptarë.

“Sjellja e këtillë e kriminelit të abolicuar Zoran Zaev është turp prë shtetin dhe të të gjithë ata që i dhanë jetët për Maqedoni të pavarur në të cilën jetojmë sot. Tnai nuk është koha për ridefinim të shtetit. Tani është koha t’i thuhet lamtumirë kriminelit të abolicuar zaev dhe politikës së tij destruktive, hipokrite dhe antishtetërore”, theksoi Konevski.

Comments