KONFIRMON MPB: ME HAMER nëpër SHKUP është tentuar blerja e votave

105
mpb-1

Ministria e Punëve të Brendshme në një konferencë për shtyp ka njoftuar në lidhje me parregullsitë që janë vërejtur që nga fillimi i votimeve deri në orën 12:00. Sipas tyre janë vërejtur shumë parregullsi, duke filluar nga fotografimi i votimit, presione për të votuar parti të caktuara.

“Nga ana e njësitit për luftë kundër krimit të organizuar, një makinë HAMER me ngjyrë të zezë, në orën 08:30 është vërejtur në fshatin Brezë, ndërsa njerëzit që kanë qenë në makinë kanë shpërndarë para për votime. Makina e njëjtë është vërejtur edhe në komunën e Butelit, janë ndërmarr masa për gjetjen e tij dhe zbardhjen e plotë të rastit.”, kanë bërë të ditur nga MPB, raporton SHENJA.

Comments