Konfiskohen barna nga Serbia

328

auto_b31479377906

Dogana e Kosovës në bashkëpunim me Policinë kanë ndaluar në qytetin e Gjilanit një automjet të dyshimtë të llojit VW JETA me targa të Kosovës.

Në këtë automjet janë gjetur një sasi e madhe e barnave – 8 pako nga Serbia, pa dokumentacion dhe pa banderola te Republikës së Kosovës.

Barnat dhe vetura janë konfiskuar nga Dogana, derisa vozitësi i veturës pas konsultimeve paraprake me prokurorin kompetent është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit.

Comments