Konflikt për një lidhje dashurie, shqiptari vret italianin
Një shtetas shqiptar ka qëlluar për vdekje me thikë një 40-vjeçar italian, rreth orës 23:30 të mesnatës së djeshme.
Mësohet se shkak i krimit ka qenë një konflikt për shkaqe dashurie. Ndërkaq autori është arrestuar nga forcat italiane të policisë, pak pasi kishte kryer krimin.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Breso të Milanos, në një sallë lojërash. Shqiptari emri i të cilit nuk është bërë i ditur, e ka goditur rivalin e tij italian me thikë.