Konflikti në Siri – Situata në Alepo, rebelët në pritje të evakuimit, mbyllet lufta pas 4 vitesh

173
fresco
midle

Qeveria siriane ka vendosur për të evakuuar në mënyrë paqësore rebelët e Alepos, vetëm disa orë pasi ushtria rimori nën kontroll qytetin pas më shumë se katër vitesh luftime. Aktualisht, në zonën problematike janë dërguar autobusë dhe të gjithë janë në pritje të nisjes së procesit të evakuimit. Humbja e qytetit të Alepos përbën një disfatë shokuese për rebelët, duke qenë se ajo ishte konsideruar gjithmonë si zemra e rezistencës kundër qeverisë Assad.

Rebelët e qytetit të Alepos, janë në pritje të evakuimit pas arritjes së një marrëveshjeje e cila mund t’i japë fund përplasjeve të armatosura në këtë zonë që kanë vijuar prej më shumë se katër vitesh.

Qeveria ka sjellë në zonat më problematike autobusë që do të shërbejnë për largimin e sigurt të luftëtarëve që kundërshtojnë Presidentin Bashar al-Assad, por megjithatë, procesi i evakuimit po vonohet.

Marrëveshja mes palëve u arrit kur ushtria mundi që të merrte nën kontrroll të gjithë qytetin duke i dhënë fund rezistencës së rebelëve.

Në një komunikatë për mediat, Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se do të niste gradualisht që të largonte luftëtarët e mbetur nga zona e konfliktit, me qëllim që të parandaloheshin luftime të tjera.

Vendimi i qeverisë siriane për të evakuar rebelët nga Alepo erdhi pas presionit të vazhdueshëm nga ana e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, e cila ka shprehur shqetësim për faktin se nga luftimet mes palëve janë dëmtuar masivisiht qytetarët e pafajshëm që jetonin në këtë rajon.

Rimarja në dorë e Alepos mund të konsiderohet një fitore e madhe për Presidentin Bashar al-Assad dhe një humbje shokuese për rebelët, duke qënë se qyteti ishte konsideruar si zemra e rezistencës ndaj forcave qeveritare.

Megjithatë, në shumë qytete të tjera ka ende grupime militante që mbajnë qëndrim kundër qeverisë.

Siria ka ende probleme madhor, ku sigurisht më primari mbetet luftimi i organizatës terroriste të Shtetit Islamik.

Për shkak të mosmarrëveshjeve që kanë për vazhdimësinë politike të vendit, Shtetet e Bashkuara dhe Rusia nuk kanë arritur një marrëveshje për të bashkëpunuar në betejën me militantët e ISIS.

Comments