Kongresmeni republikan propozon ligj për t’a bërë Grenlandën shteti i 51-të i SHBA-së
Kongresmeni republikan nga Florida, Randy Feen, paraqiti një projekt-ligj me titullin “Ligji për Aneksimin dhe Shtetësinë e Grenlandës”, sipas të cilit kjo territor do të bëhej shteti i 51-të i SHBA-së. Ky propozim vjen pas paralajmërimeve të presidentit Trump për marrjen e kontrollit mbi këtë territor danez.
“Grenlanda nuk është një pikë e largët që mund ta injorojmë – ajo është jetike për sigurinë kombëtare. Amerika nuk mund ta lërë të ardhmen e rrugëve detare arktike në duart e regjimeve që përbuzin vlerat tona”, deklaroi Feen.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Leavitt, konfirmoi se, edhe pse nuk ekziston një afat kohor konkret, blerja e ishullit është prioritet për Trumpin për të parandaluar ndikimin e mundshëm kinez ose rus mbi territorin.
Nga ana tjetër, senator demokrat Chris Murphy paralajmëroi se çdo përpjekje për të marrë Grenlandën me forcë do të shënonte “fundin e aleancës NATO”. Vitin e kaluar, republikanët në Kongres kishin kërkuar tashmë mbështetje për të hapur bisedime me Mbretërinë e Danimarkës për blerjen e Grenlandës.
