Konjufca: Nëse Haradinaj përleshet me Albinin, Albini e sosë

285

Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka komentuar deklaratën e kryeministrit Ramush Haradinaj i cili ka thënë se është i gatshëm edhe të përleshet me njerëzit që e ofendojnë, duke iu drejtuar liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, që e ka quajtur hajn.

“Unë mendoj se nëse përleshet me Albinin, rezultati është i qartë, Albini kish pasë me sosë”, ka thënë Konjufca.

Ky i fundit këtë deklaratë,e bëri pas dështimit të mbajtjes së seancës së thirrur nga opozita lidhur me miratimin e rezolutës për integritetin territorial të Kosovës.

Comments