Konjufca për krimet e UÇK’së: Nuk gjendet gjilpëra në kashtë



Shefi i Grupit Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka thënë në seancën e Jashtëzakonshme të Kuvendit se krimet e UÇK’së janë si të gjesh gjilpërën në kashtë. Sipas tij, Brukseli nuk ka asnjë deklaratë që të hetohet Serbia për krimet e luftës në Kosovë e Bosnjë, shkruan Gazeta Express.
“Kur është puna për krimet e UÇK ndërkombëtarët thonë ‘të gjendet gjilpëra në kashtë’, kurse ku është fjala për kimet serbe ndërkombëtarët po thonë ‘ujkun e shoh po nuk shoh gjurmet’, tha Konjufca.