Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca është deklaruar gjatë seancës së sotme duke thënë se mund të duket paradoksale por që seancën e sotme e ka thirr vetë koalicioni PAN.
“Këtë seancë mendoj se e ka thirr vetë PAN-i i cili nuk po merr pjesë. Me 24 korrik presidenti e thirri seancën themeluese për t’u mbajtur me tre gusht, pra thuani se i kujt është Hashim Thaçi i cili e ka caktuar këtë seancë dhe besoj se nuk kemi fort gjatë të përpiqemi për ta kuptuar se ai është kryekëput në shërbim të koalicionit PAN. Madje pas disa takimeve që pati me disa eksponente të PDK-së të sapo liruar nga burgu tregoj qartë se është lëshuar me të gjitha forcat në funksion t krimit të qeverisë së ardhshme të koalicionit PAN”, ka thënë Konjufca, shkruan Indeksonline.
Sipas tij, kjo i bie se koalicioni PAN nuk po merr pjesë në seancën që e kanë thirrur ata vetë. Në parametra të logjikës kjo i përmbushë kushtet e një absurdi, por në standardit e PAN-it, kjo strategji është tipike se si ata veprojnë dhe kanë vepruar politikisht.
“Ata e interpretojnë të mirën e Kosovës përmes të mirës së tyre klanore. Me këtë program kanë keqqeverisur Kosovën 18 vitet e fundit. Në vitin 2014, PDK kishte kryesuesin e seancës dhe nuk thërriste seancë me qëllim, e bojkotonin seancën në vitin 2014 duke mos thirr seancë. Dhe themelimi i institucioneve siç e dimë u vonua për gjashtë muaj por sot ata po e bojkotojnë themelimin e institucioneve duke mos u shfaqur në Kuvendin e Kosovës”, ka shtuar Konjufca.