Konkurs për pranimin e 60 kandidatëve të rinjë në Akademinë për Gjykatës dhe Prokuror

249
pppp

Ministria e drejtësisë njofton të gjithë kandidatët e interesuar se Akademia për Gjykatës dhe Prokuror ka shpallur konkurs për pranimin e 60 kandidatëve të rinjë për ndjekjen e trajnimit 9 mujor pas të cilit do të kenë rastin të zgjidhen si prokurorë nëpër prokuroritë themelore të Republikës së Maqedonisë.

Duke e pasur parasysh rëndësinë dhe peshën e këtyre vendeve të punës, bëjmë apel deri te të gjithë nëpunësit nëpër Gjykatat e Republikës së Maqedonisë, nëpunësit nëpër prokuroritë e vendit si dhe avokatët të cilët kanë pesë vite përvojë pune pas provimit të jurisprudencës të paraqiten në këtë konkurs duke shpresuar që për një të ardhme të afërme të ushtrojnë detyrën e prokurorit në njërën nga prokuroritë e vendit. Veç kësaj, të gjithë kandidatët e interesuar mund të paraqiten në Ministrinë e drejtësisë- kabineti i ministrit për informata më të hollësishme në lidhje me konkursin dhe kushtet për pranim.

Kushtet për aplikim janë si në vijim:

1.Të jenë juristë të diplomuar me VII/1 ose 300 kredi me note mesatare minimum prej 7.00,

  1. Të kenë të dhënë provimin e jurisprudences
  2. Stazh pune minimum 5 vjet pas dhënies së provimit te jurosprudences si nëpunës gjyqsor, si nëpunes në prokurori apo si avokat
  3. Nuk i është shqiptuar masë për ndalim të kryerjes së profesionit, veprimtarisë apo detyres
  4. Të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë
  5. Te njoh aktivisht gjuhen maqedonase dhe një nga gjuhët zyrtare të Unionit Evropian nga të cilat domosdoshmërisht gjuhën angleze që deshmohet me çertifikate te pranuar nderkombetarisht.
  6. Njohje praktike të punës me kompjuter dhe
  7. Të jetë i aftë për punë dhe të ketë gjendje të mirë shëndetësore
Comments