KONKURS PËR STAF AKADEMIK NË “NËNË TEREZA”, HAPËSIRA UNIVERSITARE DO TË JETË ISH BANKA KOMERCIALE

415

 

Studentëve të vitit akademik 2016-2017 po u hapet edhe një tjetër opsion për studime. Ministri i arsimit dhe Shkencës Pishtar Lutfiu, sot bëri shpalljen e konkursit për staf akademik, e cila parasheh 84 vende pune, që do të thotë 5 fakultete dhe 14 programe.

Mendohet që ky universiteti “Nënë Tereza” fillimisht të vendoset tek ndërtesa e ish Bankës Komerciale në katin e dytë. Ndërsa sipas Ministrit Pishtar Lutfiu e gjitha kjo u bë për të mos paguar qira, por megjithatë mbetet ende e hapur mundësia për të vendosur në disa objekte tjera të cilat ministri nuk i ceki para kamerave. Ndërsa në pyetjen e TV21 nëse këtij Universiteti do t’i gjendet një zgjidhje e përhershme, Ministri Lutfiu u përgjigj në këtë mënyrë.

“Universitetit Nënë Tereza i është ndarë një tokë tek Kasarna Ilinden. Është duke u bërë parapërgatitja për planin, dhe me buxhetin e 2017 besoj që do të fillojnë edhe ndërtimet për këtë objekt“, tha ai.

“Unë kam propozuar në qeveri për objektin e ish Bankës Komerciale, në katin e dytë. Në bisedime e sipër, komisioni amë kanë pasur sugjerime tjera për disa objekte alternative, unë me qëllim për të ju larguar barrës së qirasë e kamë propozuar një objekt shtetëror, tek e cila nuk do të paguajmë qira”, shtoi Lutfiu.

Comments