Konsultimet në BDI ende pa vendim

169

15935522_303.jpg

Shkup, 8 shkurt – Derisa në BDI ende vazhdojnë konsultimet, Brukseli pret qeveri me agjendë evropiane, VMRO-DPMNE paralajmëron se ato që nuk e respektojnë vullnetin e qytetarëve në të ardhmen do të ballafaqohen me probleme, shkruan DW, transmeton Zhurnal.

Edhe pas konsultimeve mes përfaqësuesve, BDI-ja ende nuk ka sjell vendim se a do ti dorëzon nënshkrimet e deputetëve Lidhjes socialdemokrate, që e njëjta të fitojë mandatin për të formuar qeverinë. Në takimin mes nënkryetarëve Izet mexhiti, Teuta Arifi dhe Nevzat Bejta të cilët kanë informuar liderin e BDI-së Ali Ahmeti dhe bashkëpunëtorët tjerë për detajet e bisedimeve me LSDM-në. Pavarësisht pretendimeve se bisedimet e mbrëmshme do të përfundojnë me marrëveshje për të dorëzuar nënshkrimet, por e njëjta nuk ndodhi. Burimet brenda partive nuk bëjnë të ditur arsyen se pse ende nuk është vendosur vendimi, por ata japin përshtypje se ata kanë nevojë për më shumë kohë, dhe se vendimi nuk do të merret para ardhjes së eurokomisarit Hahn në Shkup.

Qeveri me agjendë evropiane

Nga ana tjetër,nuk ka pasiguri në lidhje me porositë që Komisioneri Hahn nesër do të ju përcjellë tek udhëheqësit e partive. Këtë e  konfirmoi dje ambasadori i BE-së në Maqedoni, Samuel Zhbogar.

“Me padurim presim formimin e  qeverisë së re. Ku shihet se të gjitha partitë politike në vend mbështesin agjendën e BE-së. Ne besojmë se kjo agjendë e BE-së është qendra që do të bashkojë të gjitha partitë politike në vend dhe kjo agjendë kërkon mbështetje të gjerë, jo vetëm nga partitë në pushtet, por edhe opozita. Pikërisht në këtë mënyrë dhe në këtë kontekst ne e shohim një qeveri të fortë që do të vazhdojë të punojë në implementimin e agjendës së BE-së dhe të ketë përparim, “tha Zbogar në pyetjen e gazetarëve në lidhje me porositë që do ti përcjellë Komisioneri Hahn.

Në lidhje me pyetjen se koalicion i gjërë do ta tejkalon krizën politike, Zhbogar i hedh poshtë të gjitha sugjerimet në këtë drejtim.

“ Puna e partive në parlament  është që ata të vendosin se çfarë koalicioni do të formojnë. Ne si BE, nuk kemi asnjë qëndrm inë lidhje me këtë pyetje. Por e rëndësishme është që të formohet një koalicion i fortë,  por pa marë parasysh se kush do të jetë në pushtet e kush në opozitë, por të gjithë të japin mbështetje për realizimin e agjendës së BE-së, theksoi euroambasadori i BE-së.

Kështu që nuk dihet nëse eurokomesari Hahn do të qëndrojë në këtë linjë, pasi dihet se vizita e tij nuk është për formimin e qeverisë, por arrdhja e tij është në lidhje me takimin për energjetikë që do të zhvillohet mes gjashtë shteteve Ballkanike.

Por disa parti nuk e anashkalojnë mundësinë që eurokomisari të jep një sinjal, në LSDM pritjet janë për qëllim zbulimin e fakteve.

“Presim që ai vetëm të vërteton se zgjedhjet e 11 dhjetorit ishin kredibile, dhe u votua për ndryshim të kësaj qeverie, dhe të vërteton se angazhimi për të formuar qeveri politike do të sjell ndryshimet e duhura”, ka deklaruar kështu zëdhënësi i LSDM-së Petre Shilegov.

Kush do të përjashtohet nga selia e VMRO-DPMNE-së?

Derisa Brukseli pret formimin e qeverisë me agjendë evropiane, në BDI ende vazhdojnë konsultimet, ndërsa VMRO-DPMNE paralajmëron se ato që nuk e respektojnë vullnetin e qytetarëve në të ardhmen do të ballafaqohen me probleme.

“Secila parti që sjell vendim për formimin e koalicion pa partinë e cila ka fituar më shumë vota, dhe që ka fituar mbështetjen e popullit në zgjedhje, duhet të dinë se me atë vendim do të kenë probleme në të ardhmen,pasi kanë injoruar vullnetin e shumicës së qytetarëve” thuhet në deklaratën e VMRO-DPMNE-së.

Nga fjalimi e ambasadores së OSBE-së, se në disa shtete ku partia fituese nuk e formon qeverinë. Dhe se Maqedonia është vend multietnik , dhe në këtë situatë nuk është e rëndësishme që fituesi të formon qeverinë, por mund të koalicionojnë partitë maqedonase dhe shqiptare.

“Tani kur VMRO-DPMNE ësht fituese e zgjedhjeve, mos të harohet ky princip. Të gjithë e dinë se nëse njëherë shkelet ky parim, atëherë kjo mund të përsëritet. Por nga partia duhet të vendos se me cilin parti do të koalicionojë, dhe do të vlerëson se cila parti i sjell të mira vetë partisë dhe vendit, siç është edhe në shtetet tjera”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Comments