Kontrabandë ilaçesh, kapet në Durrës çifti shqiptar me pasaporta norvegjeze (Foto)

309

Një çift shqiptar që jeton në Norvegji u kap nga policia kufitare e Durrësit për kontrabandë ilaçes. Ata janë  Arsim Gashi 43 vjeç,  banues në Norvegji, me shtetësi Norvegjeze dhe kombësi Shqiptare dhe bashkëshortja e tij F.G.  38 vjeç,  banuese në Norvegji, me shtetësi Norvegjeze dhe kombësi Shqiptare. 38 –vjeçarja do të hetohet në gjendje të lirë. Sipas policisë, shtetasit e mësipërm, më datë 08.10.2016, rreth orës  21: 00 janë paraqitur pranë kabinave te kontrollit të Policisë Kufitare PKK Port Durrës për t’u imbarkuar në tragetin e linjës Durrës- Bari,  me mjetin tip Ford me targa LS75558 me destinacion përfundimtar Norvegjinë.

Efektivat e Policisë, bazuar në disa dyshime e kanë kaluar  mjetin për kontroll më të hollësishëm në Vijën e Dytë dhe pranë Skanerit S2 Albania.

Pas ekzaminimit u konstatuan disa pjesë të dyshimta në makinë tek pjesa e parakolpit dhe mbrapakolpit te saj.

Pas kontrollit të kryer u vu re se në këto pjesë gjendeshin 3 komardare gome të izoluara me tel,  brenda të cilave u gjetën dhe u sekuestruan 3 030 tableta, 45.450 kokrra Apaurin Diazepam.

 

Comments