Kontrabandonte lopë, arrestohet gjilanasi

383

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person, i cili është zënë duke kontrabanduar 11 krerë gjedhe, për të cilat i dyshuari nuk posedonte dokumentacion, shkruan Express
Në Sllubicë të Gjilanit, mbrëmë është arrestuar një person pasi që është zënë duke kontrabanduar kafshë.

Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se janë konfiskuar rreth 11 krerë gjedhe për të cilat i dyshuari nuk posedon dokumentacion përkatës, dhe se është konfiskuar kamioni me të cilin i dyshuari ka qenë duke i kontrabanduar kafshët.

“Rr. Pogragje-Sllubice, Gjilan 01.01.2019 – 07:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili është zënë duke kontrabanduar kafshe. Janë konfiskuar rreth 11 krerë gjedhe për të cilat i dyshuari nuk posedon dokumentacion përkatës, po ashtu është konfiskuar kamioni me të cilin i dyshuari ka qenë duke i kontrabanduar kafshët. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë. /Express

Comments