Kontroll blic nëpër qeli, gjenden thika e celularë, pezullohen dy shefa sigurie
Një kontroll blic është ndërmarrë sot nëpër qelitë e burgjeve në vend, ku janë gjetur shumë sende të ndaluara.
Burime nga drejtoria e Burgjeve janë shprehur se aksioni i kontrollit është zhvilluar në burgun e Lezhës dhe Lushnjës. Në dy burgjet në fjalë janë gjetur 10 thika dhe 15 telefona, si dhe pije të shumta alkoolike.
Pas këtyre kontrolleve është vendosur pezullimi i dy shefave të sigurisë në këto dy burgje, si dhe kanë nisur hetimet.
Ndërkaq, kontrolle pritet të ndërmerren gjithashtu edhe në burgje të tjera të vendit.