Pas shfaqjes së simptomave të helmimit te dhjetëra fëmijë në shkollën fillore “Dimo Haxhi Dimov” në Karposh, ekipet inspektuese nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari po kryejnë kontrolle të jashtëzakonshme në kuzhinat e 9 shkollave fillore në kësaj komune, të cilat menaxhohen nga i njëjti operator ushqimor, e që zotëron edhe magazinën qendrore që ndodhet në shkollën fillore “Dimo Haxhi Dimov”.
AGJENCIA PËR USHQIM DHE VETERINARI:
“Në kuadër të kontrolleve parandaluese të jashtëzakonshme në këto shkolla, ku nuk ka fëmijë që kanë shfaqur simptoma të helmimit nga ushqimi, po merren mostra nga ushqimi dhe nga sipërfaqet e punës për testime laboratorike. AUV pret rezultatet e testimeve të mostrave të marra nga ushqimi dhe nga sipërfaqet e punës në kuadër të kontrollit të jashtëzakonshëm inspektues të djeshëm”.
Rezultatet po i pret edhe Kryetar i Karposhit, Sotir Llukrovski, për të parë se çfarë i ka shkaktuar simptomat e fëmijëve, pasi siç tha, me simptoma janë edhe disa që nuk konsumojnë ushqim në shkollë. Duke sqaruar se janë vetëm rreth 30 fëmijë me simptoma, luti që të mos spekulohet me numra.
“Është interesante se mes tyre kemi edhe fëmijë që nuk përdorin ushqim. Kemi simptomë edhe te më të rriturit. Ja edhe unë kam dy ditë me disa simptoma të ngjashme. Andaj të mos keqpërdoret situata. Sa për dje, 70 e ca fëmijë kanë munguar në mësim, por kjo nuk do të thotë se të gjithë janë për shkak të helmimit apo çfarëdo qoftë simptomat. Për momentin ka edhe fruth”, theksoi Sotir Llukrovski, kryetar i Komunës së Karposhit .
Kontrolloet po bëhen pasi të martën mbrëma rreth 40 fëmijë nga klasa të ndryshme në shkollën fillore “Dimo Haxhi Dimov” shfaqën simptoma helmimi nga ushqimi.

