Kontrolli i PSP-së në DSK ka mbetur pezull

151
Kontrolli i PSP-së në DSK ka mbetur pezull

Zbatimi i vendimit gjyqësor për kontroll në DSK mbeti i pjesshëm. Kontrolli ka mbetur peng i bashkëpunëtorit të jashtëm të PPS-së, përkatësisht ende pritet eksperti i kompanisë që ka furnizuar DSK-në me pajisje për përgjim.

PPS deri tani nuk ka kumtuar ardhjen e ekspertit ose arsyet e vonesës. Dëshmitë e nevojshme që duhet të sigurohen për të provuar se kush ka përgjuar dhe a është bërë përgjim i jashtëligjshme nga DSK, kanë mbetur në duart e po këtij institucioni. DSK refuzoi kërkesën e PPS-së që t’i lejohet prezencë fizike hetuesve në objektin e shërbimeve sekrete në periudhë të ndërmjetme, deri sa të vijë eksperti.

Në përgjigjen me shkrim drejtuar PPS-së, drejtori i DSK-së mori përsipër përgjegjësinë e plotë për sigurimin e pajisjeve dhe sistemeve deri në arritjen e ekspertit të jashtëm, duke sqaruar se të dhënat kompjuterike që duhet të merren do të mundësojnë të dëshmohet nëse është bërë manipulim me sistemet ose janë fshirë të dhëna të caktuara, njofton TVM2.

Paraprakisht, Prokuroria Publike Speciale njoftoi se janë marrë të gjitha urdhrat për masa të veçanta hetuese për ndjekje të komunikimeve dhe librat për evidencë si dhe të dhëna e nevojshme kompjuterike nga sistemi për ndjekje të komunikimeve.

Sipas PPS-së, mbetet marrja e të dhënave kompjuterike për të cilat duhet asistencë nga ekspert i jashtëm dhe kjo duhet të ndodh në ditët në vijim.

Comments