Kopenhaga, qyteti me më shumë biçikleta se makina


Në Kopenhagë janë regjistruar 35.080 dyrrotësh në qarkullim, ndërsa numri i makinave ka qëndruar 252 mijë, raporton “The Guardian”.
Sipas gazetës, sforcimet për të krijuar një qytet biçikletash është shpërblyer, ndërkohë që “trafiku i tyre është shtuar me 68% në 20 vjet”, Kopenhaga nuk është qyteti i parë që ka arritur një objektiv të tillë. Rekordi absolut i takon Amsterdamit në Holandë.
Ndërsa Holanda ka 22,000 milje korsi biçikletash. Më shumë se një e katërta e lëvizjeve kryhet me biçikletë, krahasuar me 2% në Britaninë e madhe. 38% ne Amsterdam dhe 59% në qytetin Universitar të Groningen.
Të gjitha qytetet kryesore të Holandës kane aplikuar “shërbyesit civilë të biçikletave”, të cilët kanë detyrë të mirëmbajnë rrjetin e korsive. Kështu popullariteti i biçikletës është duke u rritur, pjesërisht falë zhvillimit të biçikletave elektrike.
Unioni i Çiklistëve që fillimisht ishte një grup aktivistësh të zakonshëm, tani është një organizatë e respektuar me 40,000 anëtarë.
Por për një turist që viziton Kopenhagën, nuk janë vetëm biçikletat, janë dhe kanalet ujore me varkat e tyre interesante.
Kaiket në kanalet e Kopenhagës, dreka në një kafe në një nga trotuaret në Nyhavn, pranë kanalit, do të jenë disa ndër kënaqësitë e vogla, por më të mirat.
Surpriza më e madhe do të jetë ngjitja në shkallët spirale të pafundme të Kullës së Rrumbullakët historike; atëherë do të kuptoni pse cari rus Pjetri i Madh e ngjiti kalin në majë të saj në vitin 1716.
Ndër vendet turistike që mund të vizitoni do të jenë Kopshtet Tivoli, që duhet t’i shihni patjetër. Parqet e ndriçuara nga dritat vezulluese, janë magjikë.