Korçë, 23-vjeçari rrihet për vdekje, tërhiqet zvarrë me makinë e hidhet në kanal

343
fresco

midle
1

Një i ri ka ndërruar jetë në spital pasditen e djeshme një ditë pas është rrahur barbarisht në Korçë.

Viktima është 23-vjeçari Marsel Osmani, bëjnë me dije burime nga policia. Ndërsa në pranga është vënë Olsi Zyberi.

Osmani është dhunuar barbarisht nga Zyberi pronari i një lokali në fshatin Dishnicë në Korçë.

Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive banale. Mësohet se i riu, pasi është rrahur barbarisht me hekura dhe dru, është tërhequr zvarrë me makinë dhe është hedhur në një kanal, shkruan shqiptarja.com.

23-vjeçari është gjetur aty nga të afërmit e tij dhe është transportuar në gjendje kritike në Spitalin e Traumës në Tiranë, por nuk ka  mundur tu shpëtojë plagëve të marra.

Comments