Korçë/ Gjendet i pajetë një 22-vjeçar, pranë tij edhe një armë zjarri

292

policeeee
27 Dhjetor 2016, 10:38

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm, këtë herë në Korçë.

Burime nga policia thanë se rreth orës 09:50 kanë marrë njoftimin se në fshatin Vreshtas, Maliq në afërsi të banesës të tij është gjetur i pajetë trupi i 22-vjeçarit me inicialet R. B.

Në afërsi të viktimës është gjetur dhe një armë zjarri automatike. Nga kryerja e këqyrjes së trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune, përveçse ato të shkaktuara nga arma e zjarrit.

Nga hetimet paraprake dyshohet se ky shtetas mund të jetë vetëvrarë. U ngrit grupi hetimor për të kryer veprimet hetimore dhe për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Comments