Koreja e Veriut: “SHBA-ja na ka shpallur luftë”


Diplomati i lartë i Koresë së Veriut për çështjet e SHBA-së ka thënë për Associated Press të enjten se Uashingtoni ka “kaluar vijën e kuqe” dhe ka deklaruar luftë në mënyrë efektive duke e vënë liderin Kim Jong Un në listën e personave të sanksionuar.
Han Song Ryol, drejtor i përgjithshëm i departamentit të çështjeve të SHBA-së, në Ministrinë e Jashtme të Koresë Veriut, tha se një përballje vicioze mund të shpërthejë në qoftë se së SHBA dhe Koreja e Jugut luajnë lojërash luftërash sic planifikuar muajin e ardhshëm.
Ai shtoi se veprimet e fundit të SHBA-ve e kanë kthyer Gadishullin Korean në një bazë lufte.
Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut rregullisht kryejnë stërvitje të përbashkëta ushtarake në jug të zonës së demilitarizuar, dhe Pheniani zakonisht u përgjigjet atyre me fjalë të ashpra dhe kërcënime për hakmarrje.