Korrieri kolumbian i kokainës Triana do ta vuajë dënimin në Spanjë
Erdhi në Shqipëri si korrier për të marrë paratë për 250 kg kokainë, do të largohet drejt Spanjës me një dënim prej 15 vitesh kolumbiani Cesar Augusto Triana.
Gjykata e krimeve ka diskuatuar në seancë gjyqësore për transferimin e tij ndërsa burime për ReportTv bënë me dije se vetë Triana ka dhënë pëlqimin për tu larguar nga Shqipëria.
Dënimin e marrë nga drejtësia shqiptare Triana do ta vuaj tashmë në Spanjë pasi ai është me origjinë kolumbiane por me shtetësi Spanjolle vend në të cilin ka rezidencën dhe familjen.
Korrieri i drogës qëndroi 20 ditë në Tiranë ndërsa më 10 Prill 2015, 24 orë pasi në Mal të Zi u sekuestrua droga pëqr të cilën ai do të merrte paratë tentoi të arratisej nga Rinasi dhe ku u prangos.
Transferimi I dënimit Trianës nuk është i vetmi pasi pak kohë më parë krimet e Rënda miratuan dhe vuajtien e dënimit të mbetur në itali të Girgo Rifformatos pilotit të trafikut të drogës me avionin e Divjakës.
Shqiptarja.com