Korrupsion, bastiset zyra e ish-kryeministres ukrainase Yulia Tymoshenko

86

Ish-kryeministrja e Ukrainës, Yulia Tymoshenko, deklaroi këtë të mërkurë, 14 janar, se autoritetet bastisën gjatë natës zyrat e partisë së saj. Kontrollet vijnë në kuadër të një hetimi të gjerë kundër korrupsionit në radhët e politikës në Ukrainë.

Tymoshenko ka qenë një nga udhëheqëset e Revolucionit Portokalli në Ukrainë në 2004-n dhe ka mbajtur postin e kryeministres për rreth katër vjet, në dy mandate mes viteve 2005 dhe 2010.

Ajo kandidoi kundër Volodymyr Zelensky në zgjedhjet presidenciale të vitit 2019 dhe është përplasur me të në disa momente të presidencës së tij.

Kjo ndodh në kontekstin e një sërë akuzash për korrupsion që detyruan dorëheqjen e bashkëpunëtorit kryesor të Zelenskyt në fund të vitit të kaluar, duke nxitur paqëndrueshmëri të brendshme gati katër vjet pas pushtimit rus.

Comments