Korrupsioni në institucione, ekspertët: Fenomen që nuk duhet toleruar

218
fresco

Kyçe për ballafaqim me këtë fenomen shoqëror është transparenca e institucioneve, thanë ekspertët në punëtorinë e organizuar nga Komisioni shtetëror për ballafaqim me korrupsionin.
“Është shumë e rëndësishme që në këtë moment të shohim vullnet politik tek të gjithë aktorët politik në Maqedoni, të luftojnë kundër korrupsionit. Disa prej tyre duhet të luftojnë në radhët e tyre”,– deklaroi eurodeputeti dhe raportuesi i Parlamentit Europian për Maqedoninë, Ivo Vajgëll.
midle
“Ajo që nuk arrijmë ta vërejmë këtu në Maqedoni është aktiviteti politik për të zvogëluar korrupsionin. Nëse analizoni punën e shoqërisë civile do të vëreni përpjekje të mëdha nga ana e tyre për të detyruar institucionet e shtetit që të jenë më të hapura dhe transparente ndaj opinionit. Por, e gjithë kjo përpjekje duhet ngritur edhe në nivelin politik. Ka shumë pak aktivitet politik sa i përket angazhimit për të luftuar korrupsionin”,– tha Rusllan Stefanov nga rrjeti rajonal.
Punëtoria për përparimin e bashkëpunimit mes mediave, personat për marrëdhënie me opinionin nga sektori publik dhe gazetarët të cilët merren me hulumtime nga fusha e korrupsionit, u organizua në bashkëpunim me IPA Tuining projektin “Përkrahje për parandalim efikas dhe luftë kundër korrupsionit”.
Comments