Kosova barazoi në udhëtim tek Izraeli

304

Kombëtarja e Kosovës e ka nisur me barazim ciklin kualifikues për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

“Dardanët” barazuan 1:1 me Izraelin në ndeshjen e parë të Grupit I, e zhvilluar në Tel Aviv, shkruan lajmi.net.

Goditjen e Milot Rashicës në minutën e 36-të e devijoi në portën e tij për epërsinë e të besuarve të Alain Giresse. Me këtë gol u mbyll edhe pjesa e parë.

Izraeli barazoi rezultatin në minutën e 56-të me autor Peretz.

Me këtë barazim, Kosova është e dyta në grup me një pikë, aq sa ka edhe Israeli në pozitën e tretë.

Comments