Kosova dhe Serbia me pikë të re kufitare (VIDEO)

245
Kosova dhe Serbia me pikë të re kufitare (VIDEO)

auto_5551446663774Brenda 25 ditëve sa është e paraparë edhe dinamika e punëve, në Kapi të Sfircës do të ndërtohet pikëkalimi i ri kufitar në mes të Kosovës e Serbisë.

Meqenëse hapja e kësaj pike të re kalimi ndërshtetëror u arrit si rezultat i dialogut në Bruksel, ministrja për këtë çështje, Edita Tahiri, vlerësoi se ky është edhe një lehtësim për qytetaret e të dyja vendeve.

Ndërsa, kryetari i Kamenicës, Begzad Sinani, tha se pika e re kufitare do t’i shërbej zhvillimit të kësaj zone, njofton Klan Kosova.

Në hapjen e kësaj pikë erdhën edhe përfaqësues të shqiptarëve matanë kufirit, e cila sipas tyre, do të forcoi lidhjet e Kosovës dhe Luginën e Preshevës, ndërsa uruan edhe për marrëveshje të reja në të mirë të komunitetit shqiptar në vendin fqinj.

Të rëndësishme ndërtimin e pikës se re kufitare po e shohin edhe pakicat në Kamenicës.

Hapja e saj do te kushtoi afro 75 mijë euro dhe fillimisht do te përdoret vetëm si pikëkalim për qytetar, por jo edhe për mallra.

Comments