Kosova feston Kurban Bajramin
Në Kosovë falja e Bajramit u bë në Xhaminë e Madhe në Prishtinë….
Në këtë rast, Kryemami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Sabri ef. Bajgora, ka porositur që në këtë ditë feste dhe gëzimi, për popullin shqiptar simbol që gjithmonë ka bashkuar ka qenë ‘sofra’, andaj bëri thirrje që të gjithë të bashkojnë sofrat duke i ndihmuar edhe ata që nuk kanë mundësi.
Kryeimami I Kosovës u kërkoi besimtarëve që sot të mos shohin vetëm sofrën e tyre, por të jenë zemërgjerë dhe të ndihmojnë të tjerët që sot nuk mund ta kenë të mbushur atë.
Në fjalën e tij, Bajgora nuk la pa përmendur edhe konfliktet e armatosura në botë, nga ku u bëri thirrje të gjithë myslimanëve për të ndalur vdekjet në padrejtësi.
Nuk duhet harruar që misioni ynë në këtë botë është jeta me dinjitet e jo konfliktet me dhunë, tha Bajgora.