Kosova historike dhe Shqipëria perfekte nisin rrugëtimin për në Kupën e Botës


Ishte një ndërsa tani bëhen dy.Kosova dhe Shqipëria nisin aventurën për tu kualifikuan për në Kupën e Botës raporton Faktiditor.Një rrugë gjithësesi e vështirë sepse në grupe nuk është se do t’a kenë lehtë.Por është Kosova ajo që ia shton madhështinë mbrëmjes së hënë.Shumë njerëz janë flijuar për këtë ditë të madhe, historike dhe deri diku edhe të paimagjinueshme.Por momenti magjik ka ardhë dhe është Finlanda kundërshtari i parë i Kosovës që hap portat e të ardhmes së këtij vendi të vuajtur, të dërmuar nga lufta dhe varfëria. Kosova i ka mundësitë që të ngritet shumë më tepër si kombëtare për shkak se shumë lojtarë të mëdhenj presin në rradhë të vijnë.Ata janë të shumtë dhe janë me shumë talent.Pavarësisht rezultatit të ndeshjes me Finlandën është dita më e madhe për Kosovën që nis një rrugëtim në futboll.Tifozët shqiptarë mund ta rikthejnë në memorien e tyre këngën e famshme të Neetila Kokës” dy gëzime për një ditë”.Dy kombëtare që shpirtërisht mbeten një por fizikisht janë dy.Kosova dhe Shqipëria nisin rrugëtimin për një synim-kualifikimin për në Kupën e Botës./Faktiditor/