Ish- presidenti i SHBA-së, Bill Clinton sot po feston ditëlindjen e 72-të. “Miqtë e Amerikës”, shoqatë kjo në Kosovë, ka organizuar një ceremoni festimi. I pranishëm ishte edhe ish presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, i cili ceku që kontributi i Amerikës për shtetndërtimin e Kosovës ishte i madh. Nga Kosova, Clinton do të merr edhe dhurata.
Shqiptarët i janë fal gjithmonë shtetit Amerikanë, madje këtë e kanë dëshmuar në shumë situata.
E një e tillë është edhe sot në 72 vjetorin e lindjes së ish presidentit amerikan, Bill Clinton.
Madje Clinton do të marrë edhe dhurata nga Kosova.
“Porosia e aktivitetit nuk është thjeshtë kulturore, porosia ka kuptim dhe dërgon e gërthen shumë mesazhe. Ka efekte direkte dhe indirekte politiko-diplomatike, ka mesazhe për individë, për institucione, por edhe nacionale e shtetërore. Këtu gërshetohen sepse po presidenti është individë, atij ia bëjmë një respekt për ditëlindjen e tij, mirëpo efekti tjetër është se ai ka qenë president i Amerikës. Është elementi tjetër që ne po e respektojmë individin, mirëpo njëkohësisht po e nderojmë institucionin më të lartë të SHBA-ve”, ka thënë kreu i shoqatës, Agim Rexhepi.
E një ish homolog i Clintonit, ish presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu kujtoi se Amerika është një shtet që iu gjet Kosovës në kohët më të vështira.
“Një shtet, një vend, një popull i cili është gjet në kohët më të liga për vendin tonë, e ka shpëtuar, natyrisht falë edhe luftës së brendshme, por e ka shpëtuar Kosovën nga çbërja. Një diçka që mbetet unë do ta quaja engjëll mbrojtës për vendin, për zhvillimet tona, për persporitetin e përgjithshëm edhe kur kemi telashe, një vend që nuk të zëvendësohet me asnjë hapësirë tjetër miqve, secili do ta ketë vendin e vet por vendi i veçantë dhe që nuk hidhërohen as miqtë tjerë janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.
Sejdiu gjithashtu tha se presidenti Bill Clinton gjithmonë është interesuar për fatin e Kosovës dhe se politika e ShBA-së ndaj Kosovës nuk do të ndryshojë”.
“Në kohën kur kam qenë president dhe në vitet e mëvonshme, kam pasur rastin ta takojë shumë herë, edhe pse jashtë detyrës aktive por është njeri që mbetet edhe shembull i veçantë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për kthesat e mëdha që i ka bërë për zhvillimin ekonomik dhe politikën botërore”.
”Shoqata “Miqtë e Amerikës”, ka organizuar ceremoninë e festimit për nder të ish presidentit amerikan. Të pranishëm ishin edhe shoqata të ndryshme dhe familjarë nga mërgata.