Kosova kërkon fitoren ndaj Izraelit, formacionet zyrtare
Përfaqësuesja e Kosovës sonte do të nis kualifikimet për Kampionatin Evropian ”Euro 2024” që do të mbahet në Gjermani.
”Dardanët” ndeshjen e parë do të luajnë në udhëtim ndaj Izraelit, shkruan IndeksOnline.
Ndeshja do të zhvillohet në ”Bloomfield Stadium” më fillim nga ora 18:00.
Pak para ndeshjes janë publikuar edhe formacionet zyrtare.
Trajneri i Kosovës, Alain Giresse, në sulm ka startuar me treshen e frikshme, Zhegrova, Rashica e Muriqi.
Në portë do të jetë Aro Muric, kapiteni Amir Rrhamani do të jetë lider i mbrojtjes së bashku me Kryeziun, Vojvodën e Paqaradën, ndërsa mesfusha do të përbëhet nga Celina, Dresevic dhe Muslija.