Kosova mori kodin e vet telefonik

145

Të gjitha kodet e tjera, të cilat i ka Kosova për momentin, nuk do të jenë në përdorim pas kësaj date.
Lajmin e kumtoi ministrja kosovare për dialog, Edita Tahiri, duke shtuar se me Serbinë është arritur marrëveshja rreth kësaj çështje.
“Unioni ndërkombëtar për telekomunikime do ta vendosë në përdorim kodin telefonik +383 prej 15 dhjetorit të këtij viti. Shteti ynë do të ketë kod të vetin telefonik, si edhe të gjitha shtetet e tjera dhe do të ketë sovranitet të plotë për kodin e vet telefonik, përderisa të gjitha kodet e tjera që janë përdorur deri më tani (381, 377, 386) do të hiqen nga përdorimi”, deklaroi Tahiri.

Moebel THEMA

Negociatat ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për telekomunikime zgjasin rreth gjashtë vite.
Në zëvendësim të kodit të pavarur, Kosova është e obliguar të japë leje të përkohshme dhe të kufizuar për punë të kompanisë telekomunikuese MTS.
Sipas Qeverisë së Kosovës, marrja e kodit telefonik është edhe një arritje në krijimin e identitetit të shtetit në fushën e telefonisë. Me këtë marrëveshje janë caktuar edhe kufijtë e frekuencës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë
Comments