Kosova ndryshon fanellat e Kombëtares

328

 

Kosova

Kosova do t’i ndryshojë fanellat e kritikuara.Në opinion u prit mirë paraqitja e parë e Përfaqësueses së Kosovës në futboll, kur më 5 shtator barazoi (1:1) me Finlandën në ndeshje eliminatore për Botërorin 2018.

Por, jo pak u komentuan fanellat e saj, sidomos kombinimi i ngjyrës së kaltër me të verdhën.

Uniformat e firmës spanjolle “Kelme”, ku fanellat ishin kryesisht të kaltra, kurse pantallonat e verdha u kritikuan shumë.

Megjithëkëtë, Federata e Futbollit e Kosovës thotë se do të vazhdojë bashkëpunimin me të, por tani me uniforma të reja, siç i quan ajo “unike”.

Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Eroll Salihu, ka njoftuar se do të ketë ndryshime në dizajnin e ri.

Madje, edhe në ngjyra. E kaltra dhe e bardha do të mbesin, kurse e verdha do të kthehet në ngjyrë ari.

Comments