Kosova përballë fatkeqësive natyrore

104
Termet-ilustrim-650x358

Moebel THEMA

I ftuar  në Kosova Direkt në Ora e Fundit, ishte sezmiologu Shemsi Mustafa me të cilin u diskutua në lidhje me tërmetin që ndodhi në Itali ku la të vdekur 120 persona si dhe për rrezikun që mund t’iu kanoset Kosovës nga ndonjë tërmet i mundshëm.

“Territori i Italisë gjendet në një zonë aktive termike. Si shkak i fërkimit dhe tensionit të madh krijohen edhe tërmetet”.

“Parametri kryesor i shkatërrimit total të qytetit, ka qenë epiqendra që ka qenë shumë e cekët, pra ka qenë shumë i përafaërt me tërmetin e Shkupit në vitet e 60-ta”.

Mustafa që i përket edhe rrjetit sezmiologjik që është formuar në korrik të vitit 2008, ka treguar se si mund të dihet për ndonjë rrezik eventual për tërmet.

“Harta e rrezikut sizmik cakton saktësisht se çfarë tërmeti të pritshme munden me qenë në këto zona. Nëse bazohemi, atëherë nuk do të ketë problem nëpër zona urbane ku ka objekte të larta”.

“Institucioni ku unë përkas i jep informatat e mjaftueshme zyrtarëve komunal për të ditur se me çfarë kriteri mund të krijohen objektet”.

Mustafa, tha se duke u bazuar në hartat që posedon rrjeti sezmiologjik atëherë Kosova do e përballonte mirë ndonjë tërmet të mundshëm.

“Nuk do të ketë pasoja në njerëz apo dëme materiale, nëse bazohemi në kriteret që dalin nga  hartat e rrezikut”.

Comments