KOSOVA PRITET TË KETË MBËSHTETJE NË TURQI



Më 12 nëntor në Antalya do të zhvillohet ndeshje kualifikuese e Botërorit “Rusia 2018” ndërmjet Turqisë dhe Kosovës shkruan sot Gazeta Zëri.
Përfaqësuesja kosovare edhe në këtë takim pritet të ketë përkrahje të tifozëve, pavarësisht rezultateve zhgënjyese që i regjistroi në dy ndeshjet e fundit me Kroacinë (6:0) dhe Ukrainën (3:0).
“Dardanët” janë duke u organizuar për udhëtim, të cilëve në Antalya pritet t’u bashkohen edhe shumë shqiptarë tjerë që jetojnë në Turqi. Në futboll, mbështetjen e tifozëve ekipet e konsiderojnë si lojtar të 12-të.