Kosova ta krijojë shërbimin e jashtëm të inteligjencës, porosit ish-shefi i Policisë

160
Ish-deputeti Behar Selimi

Ish-deputeti Behar Selimi
Njohësi i çështjeve të sigurisë, Behar Selimi, ka vlerësuar se treni ilegal serb nuk do të jetë provokimi i fundit i Serbisë ndaj shtetit të Kosovës.

Sipas tij, Serbia do të vazhdojë të provokojë edhe më seriozisht në të ardhmen.

Selimi ka thënë për “Epoka e re” se Serbia me veprime të tilla po tenton ta destabilizojë veriun e vendit.

Ish-komandanti i Policisë së Kosovës i ka porositur institucionet e vendit të investojnë më shumë në Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë që të jetë një prej shërbimeve më profesionale në rajon.

Selimi ka bërë thirrje që Kosova ta krijojë edhe shërbimin e jashtëm të inteligjencës.

Ai e ka hedhur poshtë mundësinë që Serbia me këto veprime të mund ta aneksojë pjesën e veriut.

“Nuk kam drojë nga aneksimi i territorit, por kam drojë, madje shumë, nga tendencat autonomiste”, është shprehur Selimi.

Comments