Kosova U-21 fitoi përballë bashkëmoshatarëve të Turqisë në eliminatoret e Kampionatit Europian për 21-vjeçarët.
“Dardanët” e vegjël triumfuan me rezultatin 3-1 në ndeshjen e rëndësishme që u zhvillua në Prishtinë dhe tani është lider i Grupit 3 kualifikues.
Në praninë e një numri të konsiderueshme tifozësh, Kosova e mbajti gjallë festën e filluar një natë më parë, me fitoren në transfertë kundër Bullgarisë.
Golin e parë të takimit e realizuan vendasit me anë të Arbenit Xhemajlit.
Menjëherë pas startit të pjesës së dytë turqit barazojnë rezultatin 1-1 me anë të Dervisoglu.
Pas këtij goli, të rinjtë e Kosovës nisën një ofensivë drejt portës së Turqisë, duke arritur që në minutën e 72’, të rikthejnë sërish avantazhin nëpërmjet Mirlind Dakut.
Për rezultatin përfundimtar mendoi Lirim Kastrati që shënoi në minutën e 89’, duke vulosur rezultatin në 3-1.
Pas kësaj fitore, Kosova U-21 numëron 6 pikë, dhe renditet në vendin e parë në grupin 3.