Kosovë: Dëbohen dy gazetarë për shkak të kalimit të paligjshëm të kufirit

176

Policia e Kosovës dëboi një gazetare ruse dhe një gazetar ukrainas që kishin hyrë në Kosovë pa viza.

Të dy ata ishin ndaluar të enjten në rajonin e Rahovecit rreth 60 kilometra në perëndim të Prishtinës nën dyshimin se e kishin kaluar kufirin në rrugë të paligjshme.

Policia tha se “ata nuk kishin as viza e as vula të Kosovës në pasaportat e tyre”, prandaj janë shoqëruar deri në kufirin verior të Kosovës me Serbinë.

Ata i kishin thënë policisë se “askush nuk i ka kërkuar dokumentet e tyre të identifikimit gjatë hyrjes në Kosovë”, nëpërmjet vendkalimit kufitar Jarinjë që ndodhet në pjesën veriore të banuar me shumicë serbe.

Policia i identifikoi të dy ata me nistoret, por media ruse i identifikoi ata si Oksana Sazonova dhe Sergei Belous, punonjës të medieve ruse në Beograd, që po punonin, sic thuhet, në një dokumentar për Kishën Ortodokse Serbe në Kosovë.

Rusia, mbështetëse tradicionale e Serbisë, është në mesin e vendeve ndaj qytetarëve të së cilës Kosova ka vendosur regjimin e vizave.

Comments