Kosovë, vazhdimi i seancës konstituive, më 24 gusht

275

Pas mbledhjes së sotme konsultative të mbajtur mes partive politike, kryesuesi i Kuvendit të Kosovës, Adem Mikullovci…

Pas mbledhjes së sotme konsultative të mbajtur mes partive politike, kryesuesi i Kuvendit të Kosovës, Adem Mikullovci, ka konfirmuar datëne mbajtjes së seancës konstituive të radhës.

Të gjitha partitë pjesëmarrëse në takimin e sotëm, me përjashtim të Vetëvendosjes, e cila nuk mori pjesë, u pajtuan me propozimin e PAN që seanca e Kuvendit të Kosovës të mbahet më 24 gusht në orën 10:00.

“Po e caktoj seancën për 24 gusht edhe pse me një eksperiencë të hidhur mos sigurie duke u mbështetur në këto diskutime konsultative deri tash”, ka thënë Mikullovci.

Përfaqësuesi i koalicionit PAN, Enver Hoxhaj ka kërkuar që kërkesa e tyre të respektohet dhe të mos thirren seanca të njëanshme dhe pa marrëveshje të përbashkët.Kurse, Avdullah Hoti nga koalicioni LAA ka thënë sërish se të gjitha partitë politike duhet të jenë të përgjegjshme para qytetarëve dhe nuk duket të lejohet në këtë formë, siç po ndodh, bllokimi i institucioneve.

Comments