Kostadinovski: Ligji për përdorimin e gjuhëve në rend dite më së voni deri në shkurt
Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, komentoi raportin e fundit të Komisionit Evropian, duke shprehur shqetësim për situatën e gjatë “status quo” në sistemin juridik. Ai kritikoi Parlamentin për shpërfilljen e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe paralajmëroi se nëse nuk bëhen ndryshimet e nevojshme, gjykata do të marrë vendime përfundimtare.
Kostadinovski iu referua ligjeve për balancuesin, ndryshimeve në Kodin Penal dhe Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, duke njoftuar afate dhe hapa të mundshëm për zgjidhjen e tyre.
“Raporti i fundit nuk përcakton përparim në fusha të caktuara, veçanërisht në gjyqësor, luftën kundër korrupsionit, krimit. Megjithatë, as nuk përcakton regres. Ne jemi në një situatë “status quo” për një kohë të gjatë, dhe kjo nuk është aspak e mirë. Qytetarët kanë mosbesim të plotë në të gjithë aparatin shtetëror”, tha Kostadinovski.
Lidhur me dy ligjet për të cilat KE ka vërejtje, konkretisht në lidhje me balancuesin, Kostadinovski informoi se është përgatitur një Ligj i ri për Përfaqësim të Drejtë dhe aktualisht po vlerësohet nga Komisioni i Venedikut.

