Kotzias mbërriti në Shkup, nesër takime me kreun e shtetit dhe liderët partiak

399
fresco

Kocias dhe delegacioni grek zbritën para pak çastesh në aeroportin ndërkombëtar të Shkupit, ndërsa vizitën do ta fillojnë me një takim joformal me ministrin e Jashtë, Nikolla Dimitrov. Vizitat zyrtare me kreun e shtetit dhe përfaqësuesit politikë do t’i zhvillojë ditën e premte.

Sipas paralajmërimeve, dy palët pritet që të prezantojnë dhe diskutojnë projekt-marrëveshjet që kanë hartuar veç e veç, si hap parapërgatitor për takimin e përbashkët me ndërmjetësuesin, Metju Nimic.

Zyrtarisht nuk janë publikuar detaje nga projekt-marrëveshjet e hartuara nga Shkupi dhe Athina. Ajo që dihet është se projekt marrëveshjet nuk përmbajnë emër konkret. Të paktën kështu deklaroi kryeministri, Zoran Zaev, dy ditë më parë. Ai sqaroi se varianti maqedonas përmban disa aspekte teknike apo formulime se si do të duhej të duket marrëveshja, mbështetur në formulimet e disa marrëveshjeve ndërkombëtare.

Comments