Kotzias në Shkup takim me Popovskin, Ivanovin dhe Dimitrievin

593

Ministri grek i Punëve të Jashtme, Nikos Kotzias, po qëndron për vizitë pune në Maqedoni, me ftesë të shefit të Diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Poposki.

Kotzias para pak çastesh ka realizuar një takim bilateral me Poposkin, në të cilin është biseduar për progresin në implementimin e masave për ndërtim të besimit mes dy vendeve, si dhe për një sërë temash me rëndësi rajonale.

Kotzias do të mbajë fjalim edhe në Këshillin e ambasadorëve, i cili mbahet në Ministrinë e Punëve të Jashtme prej datës 24 deri më 26 gusht të vitit 2016, në të cilin marrin pjesë shefat e përfaqësive diplomatike-konsullore në Maqedoni.

Në suaza të vizitës, Kotzias do të realizojë takim edhe me presidentin e Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, dhe kryeministrin, Emil Dimitriev.

Kjo është vizita e dytë e Nikos Kotziasit në Maqedoni pas asaj të vitit të kaluar në qershor kur në Shkup realizoi takim me homologun e tij, Nikolla Poposkin.

Comments