‘Kotzias paraqet emrin e ri të Maqedonisë’

314

Mediat greke raportojnë lajmin se në një mbledhje joformale të Qeverisë në Athinë, Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kocias, ka prezantuar pikat kryesore të propozim-marrëveshjes që do t’i dorëzohet Shkupit për zgjidhjen e kontestit rreth emrit të Maqedonisë.
Një nga propozimet që përmendeshin në mediat greke janë Maqedonia e Epërme apo siç duan ta pagëzojnë në origjinal Gorna Makedonija.

Por në tryezë janë edhe propozime të tjera. Vizitën e kryediplomatit grek e konfirmon edhe zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani, pa dhënë detaje për përmbajtjen e propozimit grek.

Comments