KQZ: Rezultatet e para në orën 21:00



Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në konferencën për medie të orës 19 e 30 paralajmëroi për orën 21:00 rezultatet e para të zgjedhjeve për kryetar të Drenasit.
Rezultatet e para në zgjedhjet e sotme për kryetar të Drenasit sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pritet të dalin në orën 21:00.
Ora e daljes së rezultateve të para u bë e ditur në konferencën që KQZ-ja e zhvilloi në orën 19 e 30.
Sipas KQZ-së në zgjedhjet për kryetar të Drenasit dolën 21318 votues ose 40.55 për qind të numrit të përgjithshëm të votuesve.
Krahasuar me zgjedhjet e kaluara në Komunën e Drenasit, ky numër është më i vogël për më shumë se 3000 votues.
Në zgjedhjet e fundit në këtë komunë votuan 24362 votues ose 48.66 për qind të të gjithë votuesve të mundshëm.
KQZ-ja njofton se duke filluar nga ora 19:00 nis të rrjedhë afati 24 orësh për paraqitjen e ankesave në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).
Në Drenas, të drejtë vote kanë pasur 52 mijë e 569 qytetarë.
Konferenca e radhës e KQZ-së pritet të mbahet rreth orës 21:00, kur edhe do të shpallen rezultatet e para pre-eleminare.
KALLXO.com gjatë tërë ditës ndoqi zgjedhjet për kryetar të Drenasit.