Kryetari i PDK Memli Krasniqi, ka thënë se 56 vota “për” Albin Kurtin janë tregues i fundit të tij, dhe se ai kurrë nuk do të bëhet më kryeministër.
Ndërsa ai ka thënë qartë edhe se në takim me presidenten Vjosa Osmani kur të pyetet për vota do të thotë se nuk do të tentojnë të bëjnë qeverinë.
“Sot nuk ka më as një dyshim, 56 vota për Kurtin dhe as një më shumë ky është fundi i një mashtrimi që vendit i kanë kushtuar me izolim përçarje dhe humbje kohë. Kurti nuk do të jetë më kryeministër i Kosovës. As prej zgjedhjeve të shkurtit as në zgjedhjet e ardhshme. Ata nuk lanë vend as për dialog, as për bashkëpunim. Sa më parë që të shkojmë në hap tutje në krijimin e institucioneve, pa Kurtin dhe VV është mirë për vendin tonë. Ju e dini që nga data 10 shkurt unë kam bërë përpjekje që ri japim . Sot ju them përsëri nëse na fton presidentja nesër dhe na thotë se a e i keni numrat, unë do t’i them që jo dhe nuk do të tentojmë që të bëjmë një qeveri”, tha ai pasi dështoi Kurti t’i marrë votat për formimin e Qeverisë.
Sa i përket propozimit të Dimal Bashës për ministër të Infrastrukturës, Krasniqi tha se ai u zu në befasi.
“Ai nuk jam i sigurt qe e ka ditë që ju ka përmendur emri. E që ka qenë tallje edhe propozimi i tij. Është mirë me e pyet se a e ka ditë pasi reagimit të tij”, tha ai.

