Krasniqi: Vonesa e krijimit të institucioneve ndikon negativisht në realizimin e projekteve intensive

263

Profesori universitar Besnik Krasniqi ka deklaruar sot në tryezën e organizuar nga LAA se vonesa në krijimin e institucioneve po pengon realizimin e projekteve investive të investitorëve të jashtëm dhe atyre vendor.

“Kjo situatë ka rritur riskun politik dhe si e tillë ndikon negativisht në gatishmërinë e investitorëve për të investuar. Ndërmarrësit bëhen më konservativ sa i përket planeve për zhvillim. Në anën tjetër kemi tkurrje të projekteve të donatorëve prezent në Kosovë, e cila do të ndikojë në shkurtime të vendeve të punës dhe ngadalësim të realizimit të tyre”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka apeluar për një sjellje më racionale të skenës politike në dobi të interesave të vendit.

Comments