Kremlini: Putin dhe Vuçiç do takohen në Kinë, do flasin dhe për Kosovën

153
fresco

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, pritet të realizojë një vizitë zyrtare në Kinë nga data 31 gusht deri më 3 shtator, me rastin e 80-vjetorit të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Gjatë qëndrimit të tij atje, ai do të zhvillojë disa takime bilaterale, përfshirë një me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Lajmi është konfirmuar nga Yuri Ushakov, këshilltari i Kremlinit për çështje ndërkombëtare, i cili shtoi se Putin dhe Vuçiç do të diskutojnë për situatën në Kosovë, si dhe për tema të tjera të aktualitetit rajonal dhe ndërkombëtar.

Në fokus të bisedimeve do të jenë gjithashtu marrëdhëniet mes Rusisë dhe Serbisë, me theks të veçantë në bashkëpunimin energjetik dhe fushat strategjike me interes të përbashkët.

Përveç Vuçiç, në ceremonitë zyrtare në Kinë pritet të marrin pjesë edhe liderë të tjerë botërorë, si Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, Presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi, Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan dhe ai i Uzbekistanit, Shavkat Mirziyoyev.

Comments